Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap Librin e ngushëllimeve për Nanon

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2025 në 08:54
Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap Librin e ngushëllimeve për Nanon

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë njofton se, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, do të hapet Libri i ngushëllimeve në ambientet e Ambasadës.

Libri, sipas Ambasadës, do të jetë i hapur sot dhe nesër për qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, trupin diplomatik dhe miqtë e Shqipërisë, në oraret: 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u përcoll të dielën për në banesën e fundit, në një ceremoni shtetërore të mbushur me dhimbje, nderim dhe respekt. Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra qytetarë, familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve shtetërore e politike, trupa diplomatike, figura të besimeve fetare, si dhe personalitete të njohura nga fusha e artit, kulturës dhe medias, për të nderuar një prej arkitektëve të politikës moderne shqiptare.

Në nder të figurës së tij, Qeveria e Shqipërisë shpalli 2 nëntorin Ditë Zie Kombëtare. Flamujt në të gjitha institucionet publike dhe shtetërore u ulën në gjysmë shtizë, ndërsa në mesditë u mbajt një minutë heshtje në mbarë vendin. Të gjitha aktivitetet publike u ndërprenë për të respektuar kujtimin e ish-kryeministrit, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Arkëmorti i Fatos Nanos u përcoll me nderime nga Garda e Republikës së Shqipërisë, në një ceremoni solemne të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër u drejtua për në varrezat e Sharrës, ku trupi i tij u vendos për pushim të përjetshëm, në një ceremoni private familjare.

Fatos Nano do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si një figurë qendrore e së majtës shqiptare, themelues i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe një burrë shteti me vizion europian, i cili besoi te liria, shteti dhe njeriu. Ai do të kujtohet si një lider që i dha tonin modernizimit të politikës shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer politike dhe njerëzore që do të mbetet e gjallë në historinë e Shqipërisë.

Më shumë nga Lajme

  • 14:41Gjendja në pikat kufitare, përditësohen të dhënat
  • 13:47Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor
  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë
  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë