Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasada e ShBA-së uron Kosovën për Vitin e Ri 2026: Ju dërgojmë urimet tona më të ngrohta të gjithë miqve dhe partnerëve tanë

GD
Gazeta Demos31 dhjetor 2025 në 13:53
Ambasada e ShBA-së uron Kosovën për Vitin e Ri 2026: Ju dërgojmë urimet tona më të ngrohta të gjithë miqve dhe partnerëve tanë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përcjellë urimet e saj për qytetarët e Kosovës me rastin e Vitit të Ri, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

Në mesazhin e saj, Ambasada Amerikane shpreh dëshirat për paqe, prosperitet dhe progres të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve.

“Teksa mirëpresim vitin 2026, ju dërgojmë urimet tona më të ngrohta të gjithë miqve dhe partnerëve tanë në Kosovë. Urojmë që viti i ri të sjellë paqe, prosperitet dhe progres të përbashkët. Gëzuar Vitin e Ri nga të gjithë ne në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë”, thuhet në urim.

Videoja përfshin paraqitje të disa prej punonjësve të ambasadës, të cilët ndajnë reflektime mbi sukseset dhe bashkëpunimet e realizuara gjatë vitit që po lëmë pas.

Shefi i Njësisë Ekonomike, Micah Savidge, vuri në pah rolin e bashkëpunimit në forcimin e sektorit privat të Kosovës dhe zgjerimin e mundësive ekonomike.

“Bashkëpunimi ynë ka kontribuar në ndërtimin e sektorit privat të Kosovës dhe në krijimin e mundësive të reja. Këto partneritete janë dëshmi se kur bizneset kosovare bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara, ato zgjedhin inovacionin, cilësinë dhe besueshmërinë. Me kënaqësi presim t’i mbështesim këto bashkëpunime edhe në të ardhmen”, u shpreh Savidge.

Ndërkohë, drejtori për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Kevin Miles, theksoi përparimin e arritur në fushën e sigurisë dhe luftimit të krimit të organizuar.

“Ne kemi ndërmarrë hapa domethënës për t’i bërë të dy vendet tona më të sigurta, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet e sigurisë së Kosovës në operacione ekstradimi, siguri kibernetike dhe luftimin e organizatave kriminale transnacionale dhe drogave sintetike. Kemi shënuar përparim të prekshëm drejt qëllimeve tona të përbashkëta të sigurisë”, tha Miles.

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil