Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasada e SHBA-së për 50 autoblindat që i pranoi Kosova: Forcimi i kapacitetit mbrojtës të FSK-së zotim yni i përbashkët

GD
Gazeta Demos16 gusht 2025 në 13:28
Ambasada e SHBA-së për 50 autoblindat që i pranoi Kosova: Forcimi i kapacitetit mbrojtës të FSK-së zotim yni i përbashkët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dhënë Kosovës 50 automjete të blinduara të sigurisë (ASV).

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se kjo përbën një hap tjetër drejt angazhimit të përbashkët për forcim të kapaciteteve mbrojtëse.

“Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të dorëzojnë 50 automjete të blinduara të sigurisë (ASV) për Qeverinë e Kosovës, në kuadër të Programit ‘Excess Defense Article’. Kosova, duke përdorur burimet e veta të mbrojtjes, do t’i bëjë këto automjete plotësisht funksionale, duke shënuar një hap tjetër në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe rritjen e sigurisë për të dyja kombet tona. Më të sigurt dhe më të fortë”, ka shkruar ambasada.

Në ceremoninë solemne të pranim-dorëzimit të autoblindave nga SHBA dje morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me vartësin e tij Ejup Maqedonci, Atasheu i Ushtrisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Nënkolonel Jonathan Shaë, si dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Maqedonci dje tha se avancimi për transformimin në një Forcë të fuqishme dhe profesionale nuk do të ishte i mundur pa mbështetje nga një partner strategjik dhe i pazëvendësueshëm — Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku ynë i përjetshëm.

Më shumë nga Lajme

  • 08:36Tre të vrarë dhe një i plagosur për dy ditë në Gjilan, Hyseni thërret sot mbledhje urgjente
  • 08:23Beteja për krerët e UÇK-së vazhdon në Apel, 27 nëntori afati për kundërshtimin e aktgjykimit
  • 08:22Ja sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit
  • 08:15Shpëtohen dy alpinistë çekë mes Kosovës dhe RMV’së – detaje se çfarë iu ndodhi në mbi 2500 metra lartësi
  • 08:14I dyshuari ende në arrati, krejt çka dihet deri tani për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit