Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë po i kërkojnë hapur Republikës së Kosovës që t’i bashkohet projektit amerikan të Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) dhe gjithashtu theksojnë përkrahjen edhe për të diversifikuar burimet e energjisë siç është gasifikimi i qymyrit.
Në një përgjigjenga Ambasada e SHB-së kanë thënë se Washingtoni zyrtar përkrah nismat që Kosova të diversifikojë burimet e saja të energjisë.
Në këtë përkrahje përfshihet përdorimi i teknologjisë amerikane për gazifikimin e qymyrit, përdorimin e burimeve të rinovueshme, dhe nxitja e Kosova për t’iu bashkuar tubacionit të gazit natyror, për të cilin e ngarkuara me punë Annu Pratipati është deklaruar javën e kaluar.
Ambasada amerikane thotë se është e qartë që Kosova s’është duke prodhuar mjaftueshëm energji për të plotësuar kërkesat e brendshme të qytetarëve.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin iniciativat për të diversifikuar burimet e energjisë në Kosovë. Kjo përfshin përdorimin e teknologjisë amerikane për gazifikimin e qymyrit, linjitin vendas, burimet e rinovueshme të energjisë dhe nxitjen e Kosovës për t’u bashkuar me tubacionin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) të përshkruar në artikullin tonë javën e kaluar. Një gjë është e qartë: Kosova aktualisht nuk prodhon energji të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën e brendshme”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së për Express.
