Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Alternativa kandidon Reshat Nurboja për kryetar të Komunës së Pejës

GD
Gazeta Demos5 gusht 2025 në 18:52
Alternativa kandidon Reshat Nurboja për kryetar të Komunës së Pejës

Alternativa ka nisur zyrtarisht procesin e kandidimeve për zgjedhjet lokale, duke emëruar nënkryetarin e partisë dhe kryetarin e degës në Pejë, Dr.Sc. Reshat Nurboja, si kandidat për kryetar të Komunës së Pejës.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, vlerësoi kandidaturën e Nurbojës si hap të rëndësishëm drejt një Peje më të zhvilluar, gjithëpërfshirëse dhe moderne

.“Përveçse pjesë e Alternativës që nga themelimi, Reshati është një figurë me integritet të lartë, përvojë të gjatë në jetën institucionale dhe vizion të qartë për qytetin e tij. Ai përfaqëson vlerat e Alternativës dhe energjinë për ndryshim në nivel lokal,” tha Kusari-Lila.

I plotë:

E fillojmë kandidimin e kandidatëve për kryetar komune nga radhët e Alternativa me nënkryetarin e subjektit dhe kryetarin e degës sonë në Pejë, Reshat Nurboja!

Përveçse pjesë e subjektit tonë që nga themelimi, Dr.Sc. Reshat Nurboja është ekspert i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe një emër me integritet të lartë, përvojë të gjatë në jetën institucionale dhe vizion të qartë për një Pejë të zhvilluar e gjithëpërfshirëse.

Me katër dekada përkushtim në politikë dhe administratë, Reshati ka mbajtur pozita kyçe — nga Këshilltar Politik i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, te Zëvendësministër në Qeverinë Kurti 1 (2020), si dhe në pushtetin lokal si Drejtor i Administratës në Komunën e Pejës dhe Drejtor i Teatrit “Istref Begolli” në Pejë.

Reshati gjithashtu ka shërbyer si profesor universitar në disa institucione të arsimit të lartë. Ai është autor i disa librave shkencorë dhe publicistikë, aktivist i hershëm politik dhe themelues i Partisë Republikane të Kosovës. Z. Nurboja ka qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të vlerave demokratike.

Nga koordinimi me organizata ndërkombëtare si ILO dhe NDI, deri te angazhimi në jetën kulturore e akademike të Pejës — ai sjell një përvojë unike dhe të gjithanshme për t’i dhënë qytetit vizion, rritje dhe drejtim të ri.

Suksese dhe fat në sfidën e re për Pejën e bukur, Reshat!

Alternativa për Pejën!

Alternativa

Më shumë nga Lajme

  • 13:43Identifikohen tri viktima të “Grupit të Intelektualëve” nga varrezat masive në Zubin Potok
  • 13:42Maratona “Prishtina 2026”, nesër bllokohen disa rrugë, policia tregon alternativat që mund të përdoren
  • 13:36Kundër verdiktit në Hagë, sonte protestohet edhe në Shtime
  • 13:29Lushtaku i përgjigjet Faton Pecit: Pse heshtni për raportimet për Lulin e Mitrovicës?
  • 13:05I arrestuari për kërcënim ndaj Gërvallës, raportohet të jetë djali i dëshmorit