Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aliu: Urime LVV-së për fitoren, uroj që të përmbushen pritjet e qytetarëve në dobi të ecjes përpara të vendit

GD
Gazeta Demos8 qershor 2026 në 16:51
Aliu: Urime LVV-së për fitoren, uroj që të përmbushen pritjet e qytetarëve në dobi të ecjes përpara të vendit

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Ai shkroi në një postim në Facebook për procesin zgjedhor që tha se ishte “i qetë, demokratik e në shërbim të demokracisë.

“Tashmë kur Komisioni Qendror Zgjedhor veçse ka përmbyllur e publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e 7 Qershorit, uroj subjektin politik fitues të këtyre zgjedhjeve – Lëvizjen Vetëvendosje!, duke uruar që sa më shpejt të kemi institucione funksionale dhe në shërbim të qytetarëve. Një proces zgjedhor i qetë, demokratik e në shërbim të demokracisë”, shkroi ai.

Pasi i falënderoi strukturat, aktivistët dhe mbështetësit e PDK-së, Aliu uroi që të përmbushen pritjet e qytetarëve.

“Falënderoj strukturat, aktivistët e mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës, për angazhimin, përpjekjet e pandalshme e punën e palodhshme për të fuqizuar familjen tonë politike. Uroj që përfundimi i procesit zgjedhor dhe certifikimi i tij, të reflektoj në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve dhe angazhim në dobi të ecjes përpara të vendit”, shkroi ai.

Agim Aliu

Më shumë nga Lajme

  • 09:22Pas pak, mblidhet Kryesia e PDK-së
  • 09:21MASh demanton njoftimin për ndërprerjen e mësimit më 6 tetor: Sot mbahet mësim
  • 09:20Mosvotimi për Gjykatën Speciale, vjen edhe një dorëheqje nga LDK-ja
  • 09:09Pamje nga QKUK: Nipi i Hashim Thaçit i mbështjellur në kokë pas qepjeve të shkaktuara nga goditjet e Policisë
  • 09:05Çitaku: Albin, eja në Kuvend, votoje ligjin, mos nxit – mos provoko