Kryetari aktual, njëherit kandidat edhe për një mandat në krye të Ferizajt nga Partia Demokratike e Kosovës, Agim Aliu ka shkuar për homazhe në Epopenë e Jezercit, shkruan GazetaDemos.
“Në 28 Shtatorin e lavdisë e krenarisë kombëtare, përvjetori i 27-të i betejës heroike e të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Epopesë së Jezercit si dhe në 1 vjetorin e kalimit në amshim të Gjeneralit të vetëm e lavdiplotë të Ferizajt, Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të papërsëritshmit dalzotës të atdheut, mikut tonë të çmuar, Gjeneral Imri Ilazi – Komandant Ferri, me homazhe e akademi përkujtimore nderuam kujtimin, sakrificën, veprën sublime për atdhe të Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Ferizajt si dhe Gjeneralit Imri Imazi – vepra e të cilit flet zëshëm në historinë tonë të lirisë duke frymëzuar sot e sa të jetë jeta ndër breza, për guximin e sakrificën, heroizmin e lavdinë, shtigjeve tona drejt lirisë”, shkruan Aliu në Facebook.
Postimi i plotë:
Në 28 Shtatorin e lavdisë e krenarisë kombëtare, përvjetori i 27-të i betejës heroike e të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Epopesë së Jezercit si dhe në 1 vjetorin e kalimit në amshim të Gjeneralit të vetëm e lavdiplotë të Ferizajt, Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të papërsëritshmit dalzotës të atdheut, mikut tonë të çmuar, Gjeneral Imri Ilazi – Komandant Ferri, me homazhe e akademi përkujtimore nderuam kujtimin, sakrificën, veprën sublime për atdhe të Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Ferizajt si dhe Gjeneralit Imri Imazi – vepra e të cilit flet zëshëm në historinë tonë të lirisë duke frymëzuar sot e sa të jetë jeta ndër breza, për guximin e sakrificën, heroizmin e lavdinë, shtigjeve tona drejt lirisë.
