Aleanca ka mbajtur takimin e rregullt me kryetarët e degëve.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar çështjet organizative dhe strukturore të partisë.

“Gjatë takimit u vlerësua se Aleanca është më e konsoliduar se kurrë dhe se strukturat e saj vazhdojnë të jenë të angazhuara në funksion të forcimit të organizimit në terren. Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, falënderoi kryetarët e degëve për angazhimin dhe punën e tyre, duke kërkuar që edhe më tej të vazhdohet me të njëjtin seriozitet, pastërti në punë dhe sinqeritet ndaj qytetarëve”, ka njoftuar Aleanca.