Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Albulena Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të Shtetit

GD
Gazeta Demos14 korrik 2026 në 16:11
Albulena Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të Shtetit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka dekretuar Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Kështu kanë konfirmuar burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Presidencës.

Dekretimi u bë një ditë pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e 298-të të hënën, ka nominuar Gashin për Kryeprokuror të Shtetit, emri i të cilit u propozua tek Haxhiu, për dekretim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në garë për këtë pozitë ishin pesë kandidatë dhe atë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

Pas zhvillimit të procesit të intervistimit më 1 korrik 2026, Paneli Vlerësues publikoi rezultatet, sipas të cilave kandidatët u poentuan në këtë mënyrë: Zejnullah Gashi 91.6 pikë, Atdhe Dema 89.3 pikë, Naim Abazi 89 pikë, Rafet Halimi 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu 86.3 pikë.

KPK-ja po ashtu ka publikuar edhe intervistat e pesë kandidatëve.

Ankesën ndaj vlerësimit të marrë gjatë procesit të përzgjedhjes, kishte parashtruar kandidati për Kryeprokuror të Shtetit, Atdhe Dema. Por, Këshilli refuzoi ankesën e tij në mbledhjen e 10 korrikut 2026.

Ndryshe, më 19 qershor 2026, me 6 vota për dhe 1 kundër, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kishte miratuar kandidaturat e pesë kandidatëve që kanë hyrë në garë për Kryeprokuror të Shtetit.

Kujtojmë se vendimi për shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit ishte marrë në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës më 18 maj 2026.

Pas shpalljes së konkursit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj kishte paraqitur padi me kërkesë për masë të sigurisë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar që konkursi i shpallur nga KPK-ja të pezullohet, por Gjykata Administrative e kishte refuzuar kërkesën. Vendimin e vërtetoi edhe Gjykata e Apelit.

Më shumë nga Lajme

  • 17:42KEDS njofton për punime në rrjet, këto zona mund të mbesin pa rrymë dy ditët në vijim
  • 17:35Rama nis pushimet në jug të vendit
  • 17:30LBK: Mos i kërcënoni prodhuesit vendorë – Mjaft më me qasje që dëmtojnë besimin ndaj prodhuesve tanë
  • 17:28Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës
  • 17:27U hodh në ujë për t’u freskuar nga vapa, por 14-vjeçari humbi jetën tragjikisht