Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Albini përsëri babadimër? Kajtazi: S’po shpërndan dhurata, po e keqpërdorë buxhetin

GD
Gazeta Demos24 dhjetor 2025 në 22:01
Albini përsëri babadimër? Kajtazi: S’po shpërndan dhurata, po e keqpërdorë buxhetin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmjen e së mërkurës njoftoi se qeveria në detyrë do të ndajë nga 100 euro për fëmijë dhe pensionistë.

Këtë vendim, ai e mori në kohë fushate dhe pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Gazetari Vehbi Kajtazi, vendimin e Kurtit e cilësoi si keqpërdorim të buxhetit të Republikës.

“Me taksa të qytetarëve, ky blen vota. Vitin e kaluar ka qenë situatë tjetër. Sot nuk kemi buxhet të miratuar. Le të më tregojë se ku i mori këto para, nga cila linjë buxhetore. Uroj dhe shpresoj shumë që Prokuroria Speciale, edhe duke u bazuar në një aktgjykim të Gjykatës Supreme, do të kujdeset që këta njerëz t’i çojë në burg. Këta keqpërdorues të buxhetit të Kosovës me i çu në burg. Tani dikush mund të thotë se çka ke ti kundër që po ndan para për fëmijë dhe pensionistë”, deklaroi Kajtazi, duke shtuar se njerëzit duhet ta kenë një gjë të qartë: “a po duam të kemi shtet, apo të kemi një Robin Hood aty që diku grabit para, e diku i shpërndan ato para”.

“Ky është duke i goditur themelet e shtetit”, potencoi gazetari Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 23:36“Më 17 shtator ndryshon loja politike”, Canaj për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga
  • 23:07Gashi: Kurti po bën hajgare me popullin, është i paaftë t’i formojë institucionet
  • 23:06“Temperaturat ndryshuan, pauzat përfunduan”: Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
  • 23:05Në zonën 50 km/h voziti 155 km/h, shoferi gjobitet me 500 euro
  • 23:03Policia identifikon dhe gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Malishevë