Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Albin Kurti për Bekim Sejdiun: S’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’

GD
Gazeta Demos6 tetor 2026 në 15:45
Albin Kurti për Bekim Sejdiun: S’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së që të marrin pjesë në votim dhe të mos e bojkotojnë Kuvendin.

Kurti tha se, nëse PDK-ja është kundër një çështjeje, duhet ta shprehë qëndrimin përmes votës.

“Nëse PDK-ja është kundër, unë i them, thuaje këtë me votë. Po ju them, votoni kundër, veç votoni. Mos e bojkotoni Kuvendin, shfrytëzojeni të drejtën tuaj.”

Kurti foli edhe për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke thënë se ai kishte qenë dakord që të zgjidhej president, por ishte tërhequr pasi, sipas Kurtit, ishin tërhequr gjashtë deputetë të LDK-së.

“Ju e dini që Bekim Sejdiu doli në konferencë me neve bashkë. Ai ishte dakord të zgjidhet president. Ai u tërhoq kur e pa që u tërhoqën ata gjashtë deputetë të LDK-së, në kundërshtim me kryesinë e LDK-së.”

Kurti u ka bërë thirrje deputetëve të grupit parlamentar të PDK-së që t’i bashkohen procesit të votimit, duke përmendur edhe mundësinë që të mos jenë të gjithë deputetët e kësaj partie.

“Ndoshta është momenti që dikush prej atyre të gjashtë të na bashkëngjitet. Gjysma e grupit parlamentar të PDK-së është më shumë se këta gjashtë. Edhe nëse nuk mund të vijë me të gjithë, vetëm gjysma le të vijë”, deklaroi Kurti.

Sipas Kurtit, një votë e përbashkët do të mund të ndikonte në shmangien e zgjedhjeve të reja.

“Besoj që nëse do ta kishim një votë të tillë të përbashkët, nuk kam dyshim që në një situatë të tillë, vështirë që edhe Sejdiu do të thoshte: ‘Jo, nuk dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet e reja’.”

kurtibekimalbin

Të ngjashme

“U harxhua shumë energji”, Kurti: Institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm

“U harxhua shumë energji”, Kurti: Institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm

17:59
Kurti pas inaugurimit të Shiroka-Pulës: Kemi Presidente të re – lajmi më i gëzuar jo vetëm i tetorit

Kurti pas inaugurimit të Shiroka-Pulës: Kemi Presidente të re – lajmi më i gëzuar jo vetëm i tetorit

16:17
Kurti, Hamza, Osmani e Sejdiu bëhen bashkë gjatë ceremonisë për presidenten e re

Kurti, Hamza, Osmani e Sejdiu bëhen bashkë gjatë ceremonisë për presidenten e re

15:43
Kurti e Osmani veçohen pak në ceremoninë për Presidenten e re, shkëmbejnë disa fjalë

Kurti e Osmani veçohen pak në ceremoninë për Presidenten e re, shkëmbejnë disa fjalë

15:42

Më shumë nga Lajme

  • 17:31Ambasadori francez uron presidenten Shiroka-Pula: Franca pret me padurim të punojë me ju
  • 17:29Rubio në Athinë paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
  • 17:29Schubel e Rizvanolli diskutojnë për tranzicioin drejt energjisë së pastër
  • 17:26Bajraktari ngre alarm: Gjykata Speciale po u jep peshë provave të regjimit gjenocidal
  • 17:18Ramadan Selimi: Faleminderit, popull i Kosovës, tri javë protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së