Njoftimin e ka bërë ky subjekt në rrjetet sociale.

“Nga tokat pjellore te majat e bjeshkëve, Faton Selmanaj e njeh çdo cep të Deçanit dhe ka vendosur ta kthejë këtë pasuri në zhvillim e mirëqenie për të gjithë.

Në mesin e aktivistëve të Qendrës sonë në Deçan dhe me praninë e Kryeministrit Albin Kurti dhe Sekretarit Alim Rama, u shpall zyrtarisht kandidatura e Faton Selmanajt për kryetar të komunës”, theksohet mes tjerash në njoftim.