Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Alban Krasniqi e shkel betimin: Nga zyrat e KQZ-së, tregon si të votohet VV-ja

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 12:00
Alban Krasniqi e shkel betimin: Nga zyrat e KQZ-së, tregon si të votohet VV-ja

Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, ka bërë edhe një veprim, i cili është në kundërshtim me Ligjin e Përgjithshëm të Zgjedhjeve në Kosovës.

Në zyrat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai ka realizuar një video ku tregon se si duhet të votohet me postë. Duke e injoruar faktin se është në një institucion të pavarur kushtetues, në këtë video ai tregon se si duhet të votohen Lëvizja Vetëvendosje.

Video e cila zgjat rreth pesë minuta, Krasniqi i tregon në detaje votuesit të VV-së se si duhet të votohet partia.

“KQZ përmes postes së shpejt do të dërgojë në adresën tuaj një zarf të tillë. Brenda zarfit ju do të gjeni fletëvotimin, zarfin kthyes dhe zarfin e vogël apo zarfin e fshehtësisë”, thotë Krasniqi në video.

Tutje, ai tregon se cili është hapi i parë që duhet të ndërmarr votuesi që është regjistruar për të votuar me postë.

Më pas, ai tregon për hapin e dytë, ku tregon se duhet të votohet subjekti i tij politik në fletëvotim.

Aty ai nxjerr lapsin dhe e voton partinë e Albin Kurtit.

“Hapi i dytë. Fillimisht votoni për subjektin politik, në këtë rast për Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë një tik apo mund të bëni edhe X”, thotë Krasniqi, duke e votuar partinë e tij.

Në videon që e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, burri i Albulena Haxhiut sqaron edhe hapat tjerë që çdo votues duhet t`i ndërmarr.

Video në fjalë po shihet si veprim që është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në nenin 62 të këtij ligji tregohet se çka përmban betimin i anëtarit të KQZ-së.

Aty anëtari i KQZ-së deklarohet se do t’i kryejë detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike dhe të paanshme.“Presidenti i lëshon një shkresë emërimi secilit anëtar të KQZ-së, të cilët paraqiten personalisht para Presidentit ose përfaqësuesit të tij të caktuar në datën e shpallur nga Presidenti për ta dhënë deklaratën vijuese në gjuhën të cilën ai ose ajo e zgjedh vetë: “Deklaroj solemnisht se do t’i kryejë detyrat e mia si anëtar i KQZ-së në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.””, thuhet në nenin e këtij ligji.

Deri me tani, asnjë anëtar i KQZ-së nuk ka bërë video të tillë.

alban krasniqiKQZ

Më shumë nga Lajme

  • 10:37Vendimi për ish-krerët: Ky është linku i transmetimit LIVE të seancës së nesërme
  • 10:27Gjykimi nesër në ora 10:00, Gjykata Speciale del me detajet e fundit
  • 10:26Dogana vjen me një njoftim për udhëtarët lidhur me paisjet elektronike
  • 10:25Prishtina merr Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit 2027, Samiti do të mbahet në kryeqytet
  • 10:23Mërgata niset drejt Hagës për vendimin e madh ndaj çlirimtarëve