Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Alarm në aeroportin e Frankfurtit: Gjashtë punonjës infektohen me malarie, dy vdesin

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 11:30
Alarm në aeroportin e Frankfurtit: Gjashtë punonjës infektohen me malarie, dy vdesin

Gjashtë punonjës të Aeroportit të Frankfurtit janë infektuar me malarie, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes së rrezikshme tropikale.

Sipas raportimit të gazetës gjermane “BILD”, rastin e dytë të vdekjes e ka bërë të ditur fillimisht Zyra e Shëndetësisë në Frankfurt, ndërsa informacioni është konfirmuar edhe nga kompania që operon aeroportin, Fraport.

Rastet e para u bënë të njohura në mesin e muajit korrik. Personat e prekur ishin punonjës në sektorin e trajtimit të bagazheve në aeroportin më të madh të Gjermanisë.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), personat e prekur janë sëmurë ndërmjet 4 dhe 6 korrikut 2026, përcjell albinfo.ch.

Autoritetet dyshojnë se infektimi mund të ketë ndodhur nga një ose më shumë mushkonja të infektuara, të cilat mund të kenë mbërritur në Gjermani në hapësirën e ngarkesave të një avioni.

Raste të tilla njihen si “malaria e aeroportit”. Ato janë të rralla dhe mund të ndodhin kur mushkonjat që bartin parazitin e malaries transportohen pa u vërejtur me avion nga rajonet ku sëmundja është e përhapur.

Fraport ka bërë të ditur se po e monitoron nga afër situatën dhe se punonjësit e aeroportit janë informuar për rastet. Ata janë këshilluar që, në rast të shfaqjes së simptomave, të konsultohen me mjekun dhe të tregojnë se punojnë në aeroport, në mënyrë që të mund të kryhen kontrolle të synuara.

Në aeroport janë vendosur gjithashtu kurthe për mushkonja. Insektet e kapura po dërgohen për analiza gjenetike në Institutin e Mjekësisë Tropikale në Antwerp, me qëllim përcaktimin e llojit dhe prejardhjes së tyre.

Sipas RKI-së, rasti i fundit i njohur i të ashtuquajturës “malaria e aeroportit” në Gjermani ishte regjistruar në vitin 2023, po në Frankfurt.

Malaria transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara Anopheles. Sëmundja mund të shoqërohet me temperaturë të lartë, të dridhura, dhimbje koke dhe trupi, si dhe probleme gastrointestinale. Në raste të rënda mund të shkaktojë dëmtim të organeve dhe të përfundojë me vdekje.


aeroportinpunonjësfrankfurtit

Më shumë nga Lajme

  • 18:33Situatë e rëndë para Kryeministrisë, një tjetër kioskë përfshihet nga flakët
  • 18:28Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
  • 18:20MAPL vazhdon konsultimet për hartimin e Strategjisë së Vetëqeverisjes Lokale 2027–2031
  • 18:12Rama i përgjigjet Gashanit: Ministër përktheje letrën
  • 18:02Hoti: Do të angazhohemi për avancimin e të drejtave për personat me vështirësi në të pamur