Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Akuza për dhunim, “Gjiko” shpallet i pafajshëm

GD
Gazeta Demos16 qershor 2025 në 14:49
Akuza për dhunim, “Gjiko” shpallet i pafajshëm

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot të pafajshëm këngëtarin e njohur Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, lidhur me akuzën për dhunim që ishte ngritur ndaj tij.

Telegrafi mëson nga burime të sigurta brenda sistemit të drejtësisë se Gjikolli është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, gjykata ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin të akuzuarin me veprën penale për të cilën ishte hetuar dhe gjykuar.

Mbrojtja e Asdren Gjikollit është udhëhequr nga avokati i njohur Kujtim Kerveshi, një emër i njohur i botës juridike në Kosovë dhe më gjerë, i cili njihet për përfaqësimin e korporatave të mëdha dhe profileve të larta në çështje të ndërlikuara juridike.

Kerveshi ka fituar disa çmime ndërkombëtare për sukseset e tij në fushën e avokatisë. Kujtojmë se rasti kishte tërhequr vëmendje të madhe mediatike dhe kishte ngjallur debat publik në opinion.

Përfaqësuesit ligjorë të Gjikollit gjatë gjithë kohës kishin mohuar akuzat dhe kishin kërkuar drejtësi për klientin e tyre.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme