Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aktgjykimi i Apelit për Pjetër Shalën shpallet më 14 korrik

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 12:46
Aktgjykimi i Apelit për Pjetër Shalën shpallet më 14 korrik

Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagë përmes një njoftimi kanë konfirmuar se seanca për kumtimin e vendimit të Apelit në rastin e Pjetër Shalës, do të mbahet më 14 korrik në ora 11:30.

Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në gjuhët shqipe, serbishte dhe anglishte nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen e internetit të DHSK-së (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim) me 10 minuta vonesë, ose nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës. Më shumë informacion për orarin e seancës mund të gjeni në kalendarin e gjykatës ( https://www.scp-ks.org/sq/calendar ).

Për të ndjekur seancën nga galeria për publikun, këshillohet regjistrimi paraprak.

Gazetarët që dëshirojnë të incizojnë seancën nga qendra e medias mund ta bëjnë këtë dhe janë të lutur gjithashtu që të regjistrohen paraprakisht.

Për të bërë regjistrim paraprak, ju lutemi dërgoni një email me emrin, organizatën së cilës i përkisni, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës në adresën public@scp-ks.org.

Përfaqësuesit e medias luten të dërgojnë një kopje të skanuar të kartelës së shtypit, si dhe të bëjnë me dije nëse do ta përcjellin seancën nga galeria publike apo qendra e medias. Pjesëmarrja pa regjistrim paraprak varet nga disponueshmëria e vendeve të lira. Seanca mund të ndiqet, me një vonesë, edhe përmes internetit.

Për këtë nuk nevojitet regjistrimi paraprak.

Incizimi audiovizual i shqiptimit të aktgjykimit të apelit do të vihet në dispozicion më vonë gjatë ditës më 14 korrik, në faqen e internetit të DHSK-së dhe në kanalin Youtube .

Gazetarët që kanë pyetje mund të kontaktojnë Zyrën për Media në adresën mediaKSC@scp-ks.org.

Gjithashtu, zëdhënësit e DHSK-së mbajnë përditësime javore të rregullta në internet për gazetarët, çdo të enjte në orën 14:30, gjatë të cilave gazetarët mund të bëjnë pyetje. Gazetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në përditësimin javor mund të shkruajnë në adresën mediaKSC@scp-ks.org dhe ne do t’ju dërgojmë lidhjen.

Më shumë nga Lajme

  • 13:19Dyert e mbyllura të Kuvendit, Administrata: Nuk kemi pranuar njoftim për seancë
  • 13:10Zelensky: Interceptorët evropianë nuk mund të qëndrojnë në depo
  • 13:0752 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim
  • 13:04“Kushtetuta” e Haxhiut: Çështja e Presidentit është hapi i tretë formal, por në rastin tonë është hapi i parë
  • 12:57Të shtëna me armë zjarri në Pejë