Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj tre personave, për veprat penale “Mashtrimi”, “Detyrimi”, “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I pandehuri K.K., sipas PSRK-së, akuzohet për veprën penale të mbetur në tentativë “Detyrimi”, dhe për veprat penale “Mashtrimi”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Sipas aktakuzës, K.K., gjatë viteve 2023-2024, në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar shumën prej 485 mijë eurosh, duke e mashtruar të dëmtuarin E.N për të arritur një marrëveshje joformale për shitjen e disa banesave në pronësi të tij, por i akuzuari pas arritjes së marrëveshjes nuk e ka kryer shitjen e banesave”, thotë PSRK.
