Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 16:07
Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.M.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet S.M., më datë 11 qershor 2026,rreth orës 12:07, në fshatin Pagarushë, Komuna e Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjën e autobusëve, i armatosur me një armë automatike të tipit AK-47, fillimisht ka bllokuar rrugën me traktorin e tij, e më pas ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të autobusit që drejtohej nga i dëmtuari V.S., ku pasagjer ishin edhe të dëmtuarit F.K. dhe H.K.

Sipas aktakuzës, nga të shtënat janë goditur disa pjesë të autobusit, duke rrezikuar jetën e të dëmtuarve. Megjithatë, fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime trupore.

Gjithashtu i pandehuri me inicialet S.M., ka poseduar pa autorizim armën automatike AK-47, së bashku me karikatorin dhe municionin, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Arma dhe municioni janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Më këto veprime i pandehuri S.M., ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nënpar.1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Më shumë nga Lajme

  • 12:40Pas vendimit të Speciales, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” sot në orën 15:00 mban konferencë të jashtëzakonshme
  • 12:33Erdogan: Do ta përkrahim Kosovën për të siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar
  • 12:31Profesori spanjoll: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid
  • 12:21Mërgata shqiptare në Finlandë proteston të shtunën kundër aktgjykimit të Speciales
  • 11:55“Shqiptoi 81 vjet burgim në ditëlindjen e 81-të të tij”