Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Aktakuzë ndaj dy personave për shitje të kokainës në Mitrovicë

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 11:48
Aktakuzë ndaj dy personave për shitje të kokainës në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet R.H. dhe Q.H., të dyshuar për shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit dyshohet se, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, gjatë periudhës nga 22 tetori 2025 deri më 9 janar 2026, në rrugën “Rifat Dedia”, në lagjen Kolloni të Mitrovicës, u kanë shitur personave të ndryshëm kokainë, raporton lajmi.net

Prokuroria thotë se sasia e kokainës së shitur në raste të ndryshme ka qenë nga 0.22 deri në 0.50 gramë.

Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substancë narkotike, me peshë totale prej 1.7 gramësh. Po ashtu, janë sekuestruar një mulli për bluarjen e substancave narkotike, dy telefona mobilë dhe 1,700 euro para të gatshme.

Të pandehurit dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë që, pas shqyrtimit të rastit, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas dispozitave ligjore

personavemitrovicëaktakuzë

Të ngjashme

E rëndë: Një i ri e pëson nga qent endacakë në Mitrovicë, e kafshon teksa po xhironte

E rëndë: Një i ri e pëson nga qent endacakë në Mitrovicë, e kafshon teksa po xhironte

16:15

Më shumë nga Lajme

  • 08:45SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
  • 08:21Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?
  • 08:15KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
  • 08:14Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
  • 08:11Greva e punëtorëve të Infrakos, sot pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë