Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aktakuzë ndaj 12 personave, Prokuroria Speciale: Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit i shkaktuan afro 4 milionë euro dëm buxhetit të shtetit

GD
Gazeta Demos31 dhjetor 2025 në 15:00
Aktakuzë ndaj 12 personave, Prokuroria Speciale: Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit i shkaktuan afro 4 milionë euro dëm buxhetit të shtetit

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim në prokurim dhe falsifikim të dokumentave, të cilët përmes një tenderi thuhet se i shkaktuan buxhetit të vendit afro 4 milionë euro dëm.

Dy persona të akuzuar, A.M. dhe N.D., janë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Ata akuzohen se “kanë hartuar kritere përzgjedhëse në procedurat e tenderimit”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “,“Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve“. Sipas aktakuzës, të pandehurit persona fizik: N.D., A.M., A.B., Xh.B., M.Z., F.D., F.Z., A.Sh., M.L., D.L., A.B., I.E., dhe të pandehurit persona juridik: ”A&F P. Sh.p.k, ”S. Sh.p.k”, ”Sh.G Sh.p.k”., kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë mashtruar në procedurat e prokurimit publik me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Të pandehurit A.M, N.D., nga 02.04.2019 e deri më 11.03.2021, në cilësinë e personave zyrtarë pranë MASHT, kanë hartuar kritere përzgjedhëse në procedurat e tenderimit “Blerja e pakove të pajisjeve të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, të cilat favorizonin operatorin fitues dhe përjashtonin padrejtësisht operatorë të tjerë. Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar dëm i përgjithshëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 1,824,970.00 euro”, thuhet tutje në vendim.

Të pandehurit tjerë, A.B., Xh.B., M.Z., N.D. dhe A.M., akuzohen se nga 26.10.2020 deri më 27.11.2023, në cilësinë e personave zyrtarë pranë Ministrisë së Arsimit, “në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, kanë kontraktuar produkte me çmime deri në 1900% më të larta se ato të tregut duke i shkaktuar buxhetit dëm prej 2,148,282.35 euro”.

“Gjithashtu, në kundërshtim me kushtet e kontratës, kanë lejuar dorëzimin e produkteve me origjinë nga Kina dhe Turqia në vend të produkteve me origjinë nga Bashkimi Evropian, siç ishte përcaktuar në kontratë. Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar dëm i përgjithshëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 3,626,243.80 euro”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale

Më shumë nga Lajme

  • 22:55Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira
  • 22:50Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve
  • 22:2516 armë zjarri të sekuestruara dhe mbi 4 mijë gjoba trafiku në një javë në Prishtinë
  • 22:21Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ishte kompromis, po bëhen përpjekje për ta zhbërë gjuhën shqipe
  • 22:08Policia nis hetimet për rrahjen mes disa personave në Viti