Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksioni për naftën: Sekuestrohen mijëra euro, armë e autobotë për transporte derivatesh

GD
Gazeta Demos1 korrik 2026 në 14:25
Aksioni për naftën: Sekuestrohen mijëra euro, armë e autobotë për transporte derivatesh

Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e 9 personave.

Sipas njoftimit të Sistemi Prokurorial , bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kryer kontrolle në 21 lokacione.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se gjatë zbatimit të urdhërkontrollit është gjetur dhe sekuestruar:

· 15 mijë euro;

· 5 vetura;

· 5 autobot për transport të derivative;

· 2 armë zjarri;

· 54 fishekë;

· Pajisje elektronike;

· Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relavante për rastin

301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Në këtë operacionin policor kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë, Doganës dhe ATK-ja.

Hetimet e përbashkëta kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale:

· Shpëlarje e parave;

· Kontrabandimi I mallrave në bashkëkryerje;

· Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;

· Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe

· Shmangie nga tatimi.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore. Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës.

Më shumë nga Lajme

  • 19:42Ushtrim i përbashkët në Kampin Bondsteel, KFOR-i teston reagimin ndaj emergjencave
  • 19:40Ndizet ‘Zjarri i Lirisë’ tek Shtabi i Përgjithshëm në Likofc, Lushtaku: Në nderim të dëshmorëve, drejtësi për çlirimtarët tanë
  • 19:39Seanca e 9 shtatorit, Hamiti: VV’ja nuk u përmbahet as ligjeve as fjalëve të veta
  • 19:34Shefi i Zyrës së BE-së takon Ulutasin: Evropa përkrah politikisht e financiarisht Kosovën për integrim, KFOR-i i jep siguri
  • 19:16Kusari-Lila për ish-krerët e UÇK-së: Uroj që të kthehen në Kosovë