Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në tri lokacione në Zubin Potok lidhur me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani ka bërë të ditur se për rastin të dyshuar janë pesë persona.
Tre nga ta janë duke u intervistuar, ndërsa dy të tjerë nuk janë hasur aty por janë të njohur për policinë. Gjithashtu janë intervistuar pesë dëshmitarë.
“Me daten 15.01.2026 njesia e hetimeve te stacionit policore ZUBIN Potok ne DRP Mitrovice Veri nga rruget operative ka pranuar nje informat se ne tri lokale ne qytetin e Zubin Potokut jan duke u zhvilluar veprimtari te kunderligjeshme konkretisht organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit te paligjeshem. Njesia e hetimeve e stacionit policore Zubin Potok, me asistimin e njesive relevante te DRP Mitrovice Veri kemi bere bastisjen ne te tri lokalet.
Ne te tri lokacionet jane hasur paisje teknologjike te cilat mundesojm zhvillimin e lojrave te fatit si dhe jane te dyshuar 5 (pesë) persona ku 3 (tre) prej tyre jane duke u intervistuar kurse 2 (dy) të tjerë nuk jane hasur aty por jane te njohur për policin, ndërsa jane intervistuar edhe 5 deshmitar”, ka bërë të ditur Elshani.
Prokurori kujdestar ka udhëzuar që rasti të inicohen tri raste “Organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit te paligjeshem”.