Prokuroria Themelore në Pejë ka sekuestruar rreth 50 kilogramë ari pas një aksioni të zhvilluar sot në argjendaritë e këtij qyteti.
Kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj, gjatë një konference për media, tha se vlera e arit të sekuestruar arrin në 5 milionë euro.
Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan gjithashtu 10 mijë euro, sete të orëve dhe një armë.
