Në aksionin e Prokurorisë Themelore të Pejë në bashkëpunim me Krimet e Ekonomike të Kosovës të asistuara nga Dogana e Kosovës është gjetur një sasi arit të fshehur pa dokumentacion. Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë treguar se i njëjti dyshohet të jetë i kontrabanduar.
Sasia është gjetur me ndihmën e pajisjeve speciale për kontroll të Doganës.
Aksionin e ka konfirmuar edhe prokurorja e rastit, Arlinda Gacaferri.
