Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksioni i Inspektoratit në fund të marsit: Këto janë tri qendrat e masazhit që u mbyllën, u shqiptohen pesë gjoba

GD
Gazeta Demos26 prill 2026 në 16:38
Aksioni i Inspektoratit në fund të marsit: Këto janë tri qendrat e masazhit që u mbyllën, u shqiptohen pesë gjoba

Në fund të muajit mars Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka realizuar një aksion inspektues, ku ka mbyllur tri qendra të masazhit në rajone të ndryshme të Kosovës dhe ka gjobitur 5 sosh.

Në aksionin e IQT’së janë mbyllur qendrat e masazhit: “Love Massage” në Prishtinë, “Lena Massage” në Prizren dhe “Gold Massage” në Gjakovë.

“Love Massage” është mbyllur me arsyetimin se nuk i plotëson kushtet minimale teknik, me ç’rast është gjobitur me 1 mijë euro.

Nën arsyetimin e njëjtë, pra për mungesë pëlqimi për plotësimin e kushteve minimale teknike është mbyllur edhe “Lena Massage”, të cilës po ashtu i është shqiptuar gjobë në shumë prej 1 mijë euro.

Ndërsa, qendra e masazhit “Gold Massage” në Gjakovë është mbyllur për mos respektim të orarit, për të cilën shkelje është gjobitur me 500 euro.

Veriu.info përveç vendimeve të ndalimit të përkohshëm të veprimtarisë për qendrat e lartëcekura, ka siguruar edhe vendimet për shqiptimin e gjobave për 2 qendra të tjera masazhi

“Time Out Massage” në Fushë Kosovë është gjobitur me 1 mijë euro, pasi që nuk ka vendosur çmimet e shitjes për shërbimet e ofruara për klientët.

“Për shkak se nuk ka vendos qartë, dukshëm dhe lexueshëm çmimin e shitjes për njësi të mallrave dhe shërbimeve të ofruara në lokal për konsumatorë”, thuhet në pikën II të vendimit për gjobitjen e “Time Out Massage”.

Edhe “Darling Massage” është gjobitur për arsye të ngjashme sikurse “Time Out Massage”.

“Operatori ekonomik, në cilësinë e tregtarit që ofron shërbime, nuk ka siguruar ekspozimin e listës së çmimeve në hapësirën afariste, në mënyrë që të jetë lehtësisht e qasshme për konsumatorët. Gjithashtu, çmimet nuk janë paraqitur në mënyrë të qartë, të dukshme dhe të lexueshme, si dhe mungon informacioni lidhur me llojin dhe shtrirjen e shërbimeve të ofruara”, thuhet në vendimin për “Darling Massage

Qendra masazhi

Më shumë nga Lajme

  • 21:41Ngërçi institucional: PDK do seancë, Kuvendi me dyer të mbyllura
  • 21:38Trafik i rënduar në Ranën e Hedhun, mijëra pushues të bllokuar në aksin Lezhë–Milot
  • 21:28Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
  • 21:17BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
  • 21:16“Mos merrni drogë”- Daut Haradinaj publikon një video me fermerin që publikoi dokumentin për vajzën e deputetes së VV’së