Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksion kundër kontrabandës në Leposaviq, kapen dy automjete me mallra pa dokumentacion

GD
Gazeta Demos9 gusht 2025 në 08:44
Aksion kundër kontrabandës në Leposaviq, kapen dy automjete me mallra pa dokumentacion

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë realizuar një aksion të përbashkët në rajonin e Leposaviqit, pas pranimit të një informate operative për një automjet të dyshuar që mund të transportonte mallra të kontrabanduara pa dokumentacion përcjellës.

Gjatë patrullimit në zonë, njësitë kanë hasur një automjet të braktisur në një rrugë anësore, i hapur dhe pa shofer.

Brenda tij u gjetën thasë plastikë dhe një sasi e konsiderueshme çokollatash të markave Snickers dhe Kinder, të mbuluara me letër kartoni. Automjeti ishte pothuajse i mbushur plotësisht me mallra dhe është dërguar në Terminalin Doganor të Mitrovicës.

Në rastin e dytë, njësitë antikontrabandë ndaluan një automjet tjetër që transportonte pako me mallra të ndryshme.

Pas kontrollit u konstatuan kryesisht produkte ushqimore, pije joalkoolike dhe artikuj higjienikë, për të cilat shoferi nuk posedonte dokumentacion ligjor. Edhe ky automjet është dërguar në Terminalin Doganor të Mitrovicës për inventarizim të mallit.

Më shumë nga Lajme

  • 13:06Tre policët e Podujevës nderohen me medalje për shpëtimin e jetës
  • 12:38Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi
  • 12:38Haxhiu për vendimin e Kushtetueses: Nesër pas Kryesisë do të flasim për media
  • 12:15Sveçla: Fitorja në veri u arrit falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe qindra policëve të tjerë
  • 12:07Vendoset gurthemeli i obeliskut të Heroit, Afrim Bunjaku