Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksion i Policisë në Kamenicë, ndalohet kontrabandë e madhe duhani në zonën kufitare me Serbinë

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 14:54
Aksion i Policisë në Kamenicë, ndalohet kontrabandë e madhe duhani në zonën kufitare me Serbinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një aksion kundër kontrabandës në zonën kufitare me Serbinë, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme duhani i dyshuar për treg ilegal.

Sipas njoftimit, më 28.04.2026, në kuadër të planit operativ “Gatishmëria vepruese 2026”, njësitet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Njësitin e Hetimeve të SP Kamenicë kanë ndërmarrë një aksion në fshatin Novosellë, Komuna e Kamenicës.

Gjatë operacionit është ndaluar një automjet “VW Golf 5” me targa VR, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, B.R., i lindur në vitin 1967, i cili dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës me qëllim transportimin e mallrave të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 310 pako duhan nga 500 gramë secila, me peshë totale rreth 155 kilogramë, si dhe 41 paketime të zbrazëta të destinuara për tregtim ilegal.

Sipas policisë, sasia e duhanit dyshohet se ishte e destinuar për tregun ilegal, me qëllim shmangien e procedurave doganore dhe përfitim të kundërligjshëm financiar.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të Policisë Kufitare – NJHR Jugu, në koordinim me prokurorin kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftën kundër kontrabandës dhe krimit ndërkufitar, duke paralajmëruar vazhdimin e aksioneve të tilla në terren.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 08:49Avokati i Jakup Krasniqit jep detaje. ja kur pritet të përfundojnë procedurat në Apel
  • 08:10Ambasada britanike thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës
  • 08:08Kurti kujton Afrim Bunjakun: S’do heqim dorë, të gjithë do marrin dënimin e merituar
  • 08:03Familja njofton për të pamën e Idriz Rrecajt, priten procedurat nga Mjekësia Ligjore
  • 07:44Haziri: S'ka gabu Thaçi, Veseli e Kuvendi kur e kanë votu Gjykatën Speciale, s’kemi për çka me e zhbë