Sipas informacioneve, hetimet lidhen me dyshime për shmangie të tatimit, përdorim të kompanive fiktive dhe shpëlarje parash.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, konfirmoi operacionin.
“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”, tha Luta për Klankosova.tv.
