Një aksident mes tri automjeteve, njëra prej tyre veturë e Policisë së Kosovës, ka lënë të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara një (1) kamion dhe dy (2) vetura, njëra nga këto është veturë e Policisë, si pasojë e këtij aksidenti tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”.