Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një autobusi në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku si pasojë e të cilit katër persona kanë mbetur të lënduar .

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana.

Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.