Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksidenti me fatalitet në rrugën Prishtinë–Pejë, viktimat janë një çift bashkëshortor nga Drenasi, i lënduar djali i tyre

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 09:06
Aksidenti me fatalitet në rrugën Prishtinë–Pejë, viktimat janë një çift bashkëshortor nga Drenasi, i lënduar djali i tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën në mbrëmje në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht në Llapushnik. Në aksident kanë mbetur të vdekur një çift bashkëshortor, ndërsa i lënduar ka mbetur djali i tyre, 19 vjeçar.

Çifti bashkëshortor që kanë humbur jetën janë nga Drenasi, ku për këtë një telegram ngushëllimi e ka bërë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në telegram thuhet se kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Llapushnik, ku humbën jetën bashkëshortët Shemsi dhe Ajshe Gashi, ndërsa është lënduar djali i tyre, Fatlumi.

“Kryetari Lladrovci i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, duke u dëshiruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe. Po ashtu, të lënduarit Fatlum Gashit i ka uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë. Ngushëllime të sinqerta”, thuhet në telegram.

Për aksidentin me fatalitet, policia njoftoi se kanë qenë të përfshira dy vetura, dhe njëra ishte me targa të huaja.

“Fsh. Llapushnik / Rr. Nacionale Prishtinë-Pejë 18.08.2025 – 20:50. Ka ndodhur aksident në trafik në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja, me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy viktimat dhe një ka pësuar lëndime. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe, numri i aksidenteve në komunikacion është rritur kohëve të fundit.

Demos ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes nga aksidentit tragjik:

Më shumë nga Lajme

  • 20:07Bashkëakuzuarit e Thaçit në rastin për tentim-pengimin e drejtësisë zgjedhin video-lidhjen në fjalët përfundimtare
  • 20:01Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK
  • 20:01Vetaksident në Suharekë, ambulanca në vendngjarje
  • 19:36“Zëri” i Policisë në Pejë pensionohet, togeri Fadil Gashi mbyll karrierën pas 35 vitesh shërbim
  • 18:49U ndëshkua pasi zbuloi se vagonat u renovuan në Serbi, flet punëtori i Trainkos: “Jam nip dëshmori, djalë veterani – më ka dhimtë pse me shku vagonat tanë në Serbi…”