Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Mramor të Prishtinës.

Në pamjet e siguruara shihet se, si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata në këtë segment rrugor.

Për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa priten informacione shtesë nga autoritetet.