Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Ozdrim, rreth orës 16:20.

Kështu ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Gashi ka shtuar edhe se, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona, dhe se në vendngjarje kanë dal hetuesit e aksidenteve të trafikut rajonal.