Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në Pejë.

Rreth orës 16:25, në fshatin Ramun, ndodhi një përplasje ndërmjet një kombi dhe një motoçiklete.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, deklaroi se, si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës pësoi lëndime.“Sot rreth orës 16:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ramun-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një kombi dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor” deklaroi Rugova.