Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksident mes dy veturave me targa të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, disa të lënduar rëndë

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 15:37
Aksident mes dy veturave me targa të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, disa të lënduar rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në rrugën magjistrale Shkup – Pikëkalimi Kufitar Bllacë e Poshtme, ku janë përfshirë dy vetura me targa të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, në aksident janë përfshirë një veturë Kia, e drejtuar nga K.C. (33) nga Kosova, dhe një Volkswagen Golf, që drejtohej nga S.J. (61), po ashtu nga Kosova.

Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët, si dhe dy pasagjere të veturës Volkswagen Golf, S.J. (54) dhe E.J. (20). Ndërkaq, lëndime trupore kanë marrë edhe dy pasagjerë të tjerë të Golfit, B.H. (23) dhe B.I. (35), të gjithë shtetas të Kosovës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit publik, shoferi i veturës Kia, K.C., do të privohet nga liria sapo të dalë nga spitali.

Një ekip hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

Më shumë nga Lajme

  • 17:36Hamza mbështet Marshin për Liri më 12 shtator: Të bashkohemi në Prishtinë, Kosova do ta mbrojë të vërtetën e saj
  • 17:35Sulm brenda shkollës së mesme në Suedi, agresori plagos disa persona me shpatë
  • 17:13Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje
  • 16:59“Serbia po krijon perceptim të rremë për krizë”, Maqedonci për praninë e KFOR-it në Urën e Ibrit
  • 16:52Del jashtë kontrolli zjarri në një zonë të Pukës, digjen tre banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve