Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të Fushë-Kosovës, ku janë përfshirë dy kamionë.

Për momentin nuk dihet nëse si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në automjete duken të konsiderueshme.

Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.