Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Vrellë të Istogut.

Sipas pamjeve të “RTV Fontana”, dy vetura shihen të jenë dëmtuar rëndë si pasojë e këtij aksidenti.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, derisa Gazeta Demos është në pritje të një konfirmimi zyrtar nga Policia e Kosovës.