Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në autostradë konkretisht afër Mazgitit.

Bazuar në pamjet e publikuara në media një automjet shihet të jetë rrokullisur në dalje të autostradës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Policia, Zjarrfikësit dhe Ambulanca, megjithatë nuk dihet nëse ka të lënduar.