Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reaguar pasi ministri për Komunitete dhe Kthime në një intervistë ka thënë se Manastirin e Deçanit, kryeministri Kurti e dha “për hatër të tij”.

Ajo ka thënë se për vite dëgjuam akuza për tradhti në lidhje me këtë tokë, por që Rashiq e përshkroi vendimin shumë të thjeshtë si “do ta bëjmë, por ta dish, për shkakun tënd”.

“Pra, ajo që dikur paraqitej si tradhti, në pushtet u bë një vendim i thjeshtë. Kaq serioze paska qenë gjithë ajo dramë politike”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook.