Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së Arlindës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 19:32
AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së Arlindës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) u ka bërë thirrje të gjitha mediave dhe platformave online që, gjatë raportimit për rastin e vrasjes së ditëve të fundit, të tregojnë kujdes të shtuar ndaj fëmijës së mitur të viktimës.

"Agjencia ka vërejtur se disa media kanë publikuar pamje nga varrimi i të ndjerës, në të cilat fëmija shihet qartë dhe mund të identifikohet. Fytyra e një personi është e dhënë personale, ndërsa kur bëhet fjalë për fëmijë, ajo gëzon mbrojtje të shtuar sipas ligjit. Agjencia fton mediat që të zbatojnë parimin e minimizimit të të dhënave, duke mjegulluar fytyrën e fëmijës dhe duke mos publikuar detaje që mund të çojnë në identifikimin e tij, si dhe t’i rishikojnë materialet e publikuara tashmë" - kanë shkruar ata.

Gjithashtu, Agjencia u ka kujtuar mediave detyrimin për respektimin e Kodit të Etikës të KMShK-së dhe Kodit të Sjelljes të KPM-së, të cilët kërkojnë kujdes të veçantë në raportimin për fëmijët dhe viktimat e dhunës.

Gjithashtu, ata vlerësuan rolin e mediave në informimin e publikut dhe në ngritjen e vetëdijes për dhunën në familje.

Megjithatë, liria e shprehjes dhe e drejta e publikut për t’u informuar duhet të ushtrohen pa i cenuar të drejtat e fëmijëve, të cilët janë ndër më të prekurit në rastet e tilla dhe thanë se Agjencia e Informimit do të vazhdojë ta përcjellë raportimin për këtë rast dhe, sipas nevojës, do të veprojë në kuadër të kompetencave të saj ligjore.

fëmijësagjenciafytyrën

Të ngjashme

KOMF për vrasjen e Arlinda Zekajt: Kërkojmë zbardhje të plotë, përgjegjësi konkrete dhe mbrojtje për fëmijën

KOMF për vrasjen e Arlinda Zekajt: Kërkojmë zbardhje të plotë, përgjegjësi konkrete dhe mbrojtje për fëmijën

20:24

Më shumë nga Lajme

  • 20:41Shiroka-Pula çmon kontributin e Austrisë në KFOR
  • 20:33Aleanca e përsërit: Do të thërrasim interpelancë për 1 miliardët e shpenzuara për rrymë për 6 vjet
  • 20:32Kurti mbledh ministrat nesër me mëngjes
  • 20:28Ganimete Musliu: Deputetët e VV-së kundërshtuan raportimin e drejtorit të Policisë për rastin e Arlinda Zekajt
  • 20:22Arian Tahiri dhe asamblistët e Mitrovicës ndezin qirinj në nderim të Arlinda Zekajt