Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ahmeti: Zgjedhjet u shoqëruan me inxhiniering elektoral, por ne fituam votën e shumicës – votën e popullit

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2025 në 21:21
Ahmeti: Zgjedhjet u shoqëruan me inxhiniering elektoral, por ne fituam votën e shumicës – votën e popullit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është deklaruar në konferencë për media në lidhje me performancën e AKI-së dhe procesin e zgjedhjeve lokale. Sipas Ahmetit, zgjedhjet u shoqëruan me shfrytëzim të resurseve shtetërore, me inxhiniering elektoral të orkestruar në mënyrë sistematike, si dhe me shantazh dhe presion financiar mbi votuesin.

Ai theksoi se këto praktika janë të papranueshme për një shoqëri demokratike dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor:

Megjithatë, lideri i BDI-së theksoi se partia e tij ka fituar “votën e shumicës – votën e popullit”, duke e interpretuar këtë si një mbështetje për vizionin dhe drejtimin që BDI ka ofruar për të ardhmen e vendit.

“Për fat të keq, këto zgjedhje u shoqëruan me shfrytëzim të resurseve shtetërore, me inxhiniering elektoral të orkestruar në mënyrë sistematike, si dhe me shantazh dhe presion financiar mbi votuesin. Këto praktika të pandershme nuk i përkasin një shoqërie demokratike dhe dëmtojnë vetë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor. Megjithatë, ne kemi fituar votën e shumicës – votën e popullit.”

Në fund, Ahmeti e pranoi se humbja e disa pozicioneve në nivel lokal duhet të shërbejë si sinjal për forcim të strukturave partiake dhe përmirësim të qasjes ndaj qytetarëve:

“Humbja e disa pozicioneve në nivel të kryetarëve të komunave është një thirrje për të forcuar strukturat, për t’u ofruar më shumë me njerëzit dhe për të përmirësuar mënyrën si menaxhojmë politikat lokale,” deklaroi ai.

BDI

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK