Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ahmeti: Unë dhe Rama ia kemi thënë Kurtit shqetësimet e ndërkombëtarëve, por s’ka pasur reagim

GD
Gazeta Demos18 tetor 2025 në 15:49
Ahmeti: Unë dhe Rama ia kemi thënë Kurtit shqetësimet e ndërkombëtarëve, por s’ka pasur reagim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka folur hapur për tensionet aktuale mes Prishtinës dhe Tiranës si dhe përplasjen mes kryeministrave Edi Rama dhe atij në detyrë, Albin Kurti.

Në RTSH, Ahmeti theksoi se qëllimi i tij dhe i kryeministrit shqiptar ka qenë gjithmonë i mirë në raport me Kosovën, pavarësisht perceptimeve publike.

“As e kemi menduar, as kemi punuar ndonjëherë kundër saj – përkundrazi, jemi përpjekur të punojmë për të mirën e çdo force politike në vend”, tha Ahmeti.

Kreu i BDI-së konfirmoi se ai dhe kryeministri i Shqipërisë janë përpjekur të ndikojnë në situatë, duke shfrytëzuar lidhjet me partnerët perëndimorë. Ai zbuloi se kishte biseduar disa herë me Ramën për këtë çështje, i cili e kishte pyetur se si mund të dilet nga kjo situatë.

“Nuk jemi njerëz pa miq në Bruksel dhe Uashington që mund të ndikojmë për Kosovën. Si unë si Rama ia kemi thënë shqetësimet e tyre Albin Kurtit. Por nuk ka pasur reagim”, tha kreu i BDI-së, duke lënë të kuptohet se pengesa qëndron te mungesa e bashkëpunimit nga pala e Prishtinës, raporton RTSh.

Ahmeti theksoi se në vend të përçarjes, i gjithë rajoni ka nevojë urgjente për unitet, veçanërisht Kosova, përballë sfidave të proceseve integruese.

“Na duhet shumë unitet. Ka shumë punë Kosova para për anëtarësimin në BE. Kemi nevojë ‘sup më sup’ të jemi bashkë, sepse proceset integruese janë të rëndësishme si për Kosovën, Shqipërinë, si dhe për Maqedoninë e Veriut”, apeloi Ahmeti.

Ai shtoi se ndonëse Kurti ka ndërhyrë në disa raste në çështje të Maqedonisë së Veriut, “unë personalisht kurrë nuk do të ndërhyja”, duke shprehur qëndrimin se politika duhet të krijojë forcim dhe jo përçarje.

Ali AhmetiEdi Rama

Më shumë nga Lajme

  • 13:56Ahmeti: Në Hagë nuk po dënohen individët, po dënohet UÇK-ja dhe historia e Kosovës
  • 13:49Aktgjykimi në Hagë, Rama bën thirrje për unitet kombëtar: Të jemi një, të jemi bashkë!
  • 13:47Punimet teknike, ndërpritet uji sot në këtë rrugë të Prishtinës
  • 13:47Gjenden peshq të ngordhur në Liqenin e Badocit me peshë deri në 50 kilogramë
  • 13:41Aleanca mbështet nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara