Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Ahmeti: Mirënjohje e veçantë për ShBA-në për mbështetjen në momentet më të errëta të historisë sonë

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 18:26
​Ahmeti: Mirënjohje e veçantë për ShBA-në për mbështetjen në momentet më të errëta të historisë sonë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, D.C. me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në prani të përfaqësuesve të institucioneve amerikane, trupit diplomatik, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe miqve të Kosovës, ai theksoi se 17 Shkurti përfaqëson një moment historik për popullin e Kosovës dhe një dëshmi të partneritetit të palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e tij, Zëvendësministri Ahmeti nderoi sakrificën e të gjithë atyre që humbën jetën gjatë luftërave dhe valëve të gjenocidit serb në Kosovë, duke theksuar se liria nuk iu dhurua Kosovës, por u fitua me qëndresë, sakrificë dhe besim të palëkundur në liri.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen vendimtare në momentet më të errëta të historisë sonë dhe për përkrahjen e vazhdueshme në konsolidimin e shtetësisë, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit. Gjithashtu, ai vlerësoi kontributin historik të diasporës shqiptare në SHBA, e cila për më shumë se një shekull ka qenë në vijën e parë të angazhimit për çështjen e Kosovës dhe shqiptarëve dhe mbetet një urë e fuqishme lidhëse ndërmjet dy vendeve.

“Duke e cilësuar Kosovën si një histori suksesi të sakrificës, qëndresës, demokracisë dhe partneritetit transatlantik, ai theksoi se rruga e saj ka qenë një rrugë shekujsh, jo vitesh. Zëvendësministri Ahmeti tha se lufta çlirimtare nuk ishte simetrike, por ishte e drejtë dhe e pastër, dhe u fitua me mbështetjen e partnerëve, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Në mbyllje, ai rikonfirmoi përkushtimin e popullit dhe qeverisë së Kosovës për të qenë një partnere e besueshme, aleate e fortë dhe kontribuese aktive për paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij