Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ahmeti: Mbështetje e palëkundur për ShBA-në dhe luftën kundër regjimeve autoritare

GD
Gazeta Demos3 janar 2026 në 23:41
Ahmeti: Mbështetje e palëkundur për ShBA-në dhe luftën kundër regjimeve autoritare

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas kapjes së presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke shprehur mbështetje të fortë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe angazhimin e saj ndaj luftës kundër regjimeve autoritare dhe krimit të organizuar.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se mbështetja ndaj ShBA-së është një zgjedhje e qartë dhe e drejtë.

“ Mbështetja jonë e palëkundur ndaj aleatit tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë dhe mbetet zgjedhje e qartë dhe e drejtë.

Mbështes lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe angazhimin e SHBA-së përballë regjimeve autoritare dhe strukturave kriminale që kërcënojnë lirinë, demokracinë dhe sigurinë globale.

Qëndrimi i fortë ndaj narkoliderëve dhe krimit të organizuar është mbrojtje jo vetëm për Amerikën, por për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar “, deklaroi Ahmeti.

Ai po ashtu shkroi se se popujt meritojnë të jetojnë në institucione demokratike dhe nën sundim të ligjit, dhe se ShBA-ja ka një histori të gjatë në udhëheqjen për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave njerëzore.

“Popujt meritojnë të jetojnë të lirë, me institucione demokratike dhe sundim të ligjit, jo nën frikë dhe represion. Historia jonë na ka mësuar se kur Amerika udhëheq me vendosmëri, liria fiton. Ne e kuptojmë më së miri peshën e vendimeve të guximshme amerikane, sepse edhe rrugëtimi ynë drejt lirisë është dëshmi e kësaj mbështetjeje. Partneriteti transatlantik është më i fortë kur bazohet në vlera të përbashkëta dhe qëndrim të bashkuar përballë tiranisë. Kur Amerika qëndron e fortë, qëndrojmë të fortë së bashku “, shkroi kreu i BDI-së.

Më shumë nga Lajme

  • 16:07Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje për president – kemi zgjedhje të reja
  • 15:58E rëndë: Këta janë tre mërgimtarët që vdiqën tragjikisht në një aksident në Gjermani
  • 15:43Abdixhiku: Kemi kërkuar që Presidenti të propzohet nga LDK – nuk ramë dakord
  • 15:33Abdixhiku: Jemi shumë, shumë largë marrëveshjes më LVV-në
  • 15:26Kurti pas takimit: Ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesës së LDK-së