Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka vazhduar tubimet elektorale, ku është mirëpritur sonte nga banorët në Blinajë.

Banorët atje i treguan jo vetëm mikpritje, por edhe mbështetje të fortë për rrugën e përbashkët.

“Na treguan edhe një herë se kur puna flet vetë, besimi vjen natyrshëm. Rrugën e zhvillimit nuk e ndërtojmë vetëm, por bashkë me qytetarët mbi vlera, besim dhe vizion të qartë për të ardhmen. Faleminderit për mbështetjen Blinaja✌🏼”, tha Ahmeti.