Agron Statovci ka reaguar pas kritikave lidhur me një koment të bërë prej tij, duke e cilësuar atë si ironi momentale dhe pa qëllim ofendues.
Statovci ka thënë se ndaj tij është zhvilluar një “fushatë e orkestruar” dhe se komentit të tij po i jepet një kuptim që, sipas tij, nuk e ka pasur.
Ai ka bërë të ditur se i ka fshirë komentet në fjalë, ndërsa ka kërkuar ndjesë deputetes Ganimete Musliu dhe të gjithë personave që janë ndier të prekur nga ato.
Ndryshe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar publikisht ndaj kryeshefit të Trainkos, duke e akuzuar për gjuhë seksiste, shpifje dhe deklarata të pavërteta ndaj saj dhe familjes së saj.
Musliu ka thënë se ka pritur tri ditë që ai të reflektojë dhe të kërkojë falje publike, por sipas saj, në vend të reflektimit, ai ka vazhduar me deklarata të tjera.
