Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Junikut, Agron Kuqi, ka deklaruar se rikandidimi i tij erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së qytetarëve, strukturave të partisë dhe vetë kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Sipas Kuqit, arsyeja kryesore e rikthimit të tij në garë është gjendja e rëndë në të cilën, sipas tij, ndodhet komuna pas një periudhe të gjatë ngecjeje dhe qeverisjeje të dobët.
VIDEO
