Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

AGK dënon sulmet e Bashës ndaj mediave: Gjuhë e papranueshme, të tregojë transparencë për të kaluarën e tij

GD
Gazeta Demos28 gusht 2025 në 11:23
AGK dënon sulmet e Bashës ndaj mediave: Gjuhë e papranueshme, të tregojë transparencë për të kaluarën e tij

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmet që kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i ka bërë ndaj mediave. AGK ka shprehur keqardhje që Basha e ka nisur punën në postin e tij të ri duke sulmuar mediat.

AGK e ka cilësuar si të papranueshme gjuhën e Bashës, duke thënë se e njëjta është shumë e rrezikshme.

‘‘AGK-ja e fton zotin Basha të kuptojë përgjegjësinë që e bart posti i tij i ri, si një prej udhëheqësve kryesorë të shtetit, dhe të respektojë punën e gazetarëve dhe mediave’’, thuhet mes tjerash në reagimin e AGK-së.

Postimi:

AGK-ja dënon sulmet ndaj gazetarëve nga kryeparlamentari Basha

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm dhe shpreh keqardhje që kryeparlamentari Dimal Basha e ka nisur punën në postin e tij të ri e shumë të rëndësishëm duke sulmuar mediat.

Në një konferencë për shtyp, Basha ka deklaruar: “Prej 6 vitesh, portalet dhe të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar së më ofenduari në mënyrat më të ulëta, duke përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit. Mos harroni se keni të njëjtat burime që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës dhe për Listën Serbe.”

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë gjuhë të papranueshme dhe shumë të rrezikshme të zotit Basha, e cila është vazhdimësi e sulmeve, ofendimeve dhe akuzave të tij ndër vite ndaj mediave.

AGK-ja e fton zotin Basha të kuptojë përgjegjësinë që e bart posti i tij i ri, si një prej udhëheqësve kryesorë të shtetit, dhe të respektojë punën e gazetarëve dhe mediave.

Në vend të sulmeve, zoti Basha duhet të tregojë transparencë për të kaluarën e tij dhe t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve e interesimit të mediave për aktivitetin, para se të bëhej kryetar.

Më shumë nga Lajme

  • 09:57Limani pesimist për ndryshimin e qasjes së Serbisë ndaj të zhdukurve, kërkon hapjen e arkivave
  • 09:56Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë
  • 09:30Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie dhe ndërprerje të trafikut
  • 09:25Kontrolle në gjashtë lokacione në Mitrovicë të Jugut, tre persona përfundojnë në pranga
  • 08:52Iu përkeqësua gjendja në QKMF-në e Klinës, vdes gruaja që u dërgua në Pejë - Policia nis hetimet