Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Agjutanti i Gardës Kombëtare të Ajovës përfundon vizitën në FSK, vlerëson rolin e saj

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 09:17
Agjutanti i Gardës Kombëtare të Ajovës përfundon vizitën në FSK, vlerëson rolin e saj

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn ka përfunduar vizitën disaditore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht, ai u prit në takim nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku u diskutua mbi bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet FSK-së dhe GKA-së.

Në vazhdën e agjendës, Gjeneral Osborn vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku u njoftua me zhvillimet kryesore në ngritjen e kapaciteteve operacionale, aktivitetet trajnuese, duke u fokusuar në linjat kryesore të përpjekjes si pjesë e planifikimit të përbashkët.

Gjithashtu, ai vizitoi edhe Gardën Kombëtare (GK), ku iu prezantua zhvillimi dhe kapacitetet specialistike, sfidat aktuale dhe objektivat zhvillimore të kësaj komande për të ardhmen. Në këtë rast, u diskutua edhe mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit në aktivitete të përbashkëta në fushat ku Garda Kombëtare është e specializuar.

Osborn falënderoi komandantin e ushtrisë së Kosovës për pritjen dhe vlerësoi lartë progresin e FSK-së, duke rikonfirmuar mbështetjen për avancimin e mëtejmë të kapaciteteve operacionale në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor të forcës.

FSKStephen Osborn

Më shumë nga Lajme

  • 16:44PAMJE| Çfarë po ndodh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”? – Detajet e fundit
  • 16:42Tension në Tiranë, sirenat e policisë s’pushojnë, qëllohet sërish me plumba gome drejt protestuesve
  • 16:33Kapet i mituri në protestë, shoqërohet nga policia
  • 16:30Ky qytet u shpall si destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2026
  • 16:24Haradinaj në Deçan për “Ditën e Gështenjës”, vlerëson traditën dhe fermerët