Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dal më të dhëna zyrtare pas vërshimeve në vend, shkak i reshjeve të shiut.
“Rajonet më të prekura:
Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.”, thuhet në njoftim
Njoftimi i plotë:
RAPORT SITUATE – VËRSHIME (06.01.2026 | 12:00–15:00)
Sipas informatave nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH), dhe Drejtorive për Shërbime Publike dhe Emergjenca (DSHPE) të koordinuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 , situata me vërshime paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna.
Rajonet më të prekura:
Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.
